FIFA nxjerr rregullin e ri për të huajt në Ukrainë dhe Rusi, mund të regjistrohen me skuadra të tjera nëse…






FIFA ka njoftuar rregullat e reja që kanë të bëjnë me luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Këto janë rregulla të përkohshme për të adresuar situatën e jashtëzakonshme që rezulton nga lufta.

goal_fifa-cropped_m0s1b2vashu91n8dm61p8hsku

Të gjitha kontratat e  lojtarëve dhe trajnerëve që janë me klubet ukrainase do të konsiderohen të pezulluara deri në 30 qershor 2022.

Për sa i përket pjesës së largimit të lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia, duhet që më parë klubet ruse të arrijnë një marrëveshje me këta lojtarë dhe trajnerë deri në 10 mars 2022 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë ata kanë të drejtën të ndërpresin në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet e punës me klubet e lidhura me Federatën Ruse të Futbollit deri në fund të sezonit.

Për t’i ofruar më tepër fleksibilitet lojtarëve që largohen nga Ukraina dhe Rusia, ata mund të regjistrohen në federatat e një klubi që gjejnë marrëveshje deri në datën 7 prill 2022, për t’u mbrojtur nga pezullimi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.