Fiket reaktori i fundit i Zaporizhias

fiket reaktori i fundit i zaporizhias
fiket reaktori i fundit i zaporizhias

15:50 11/09/2022

Kundërofensiva ukrainase sjell përparime në rimarrjen e territoreve

Reaktori i fundit operativ në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është fikur plotësisht duke sjellë kështu ndalim të të  gjithë operacioneve në uzinë si një masë sigurie.

Mes frikës së shtuar për një katastrofë bërthamore duket se ka vend edhe për optimizëm.

Kundërofensiva e Ushtrisë Ukrainase për të rimarrë territorin e  saj duket se po shkon mirë. Presidenti Volodymir Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij u shpreh se forcat ukrainase kanë bërë përparime në Harkiv duke rimarrë më shumë territor.

Sipas forcave ukrainase thuhet se ata kanë arritur të rimarrin rreth 3 mijë km2 territor megjithatë këto pretendime të tyre janë të vështira për tu konfirmuar.

Si pasojë e kundërofensivës nga forcat ushtarake Ukrainase me mijëra ushtar rus janë larguar edhe nga qyteti i Iziumit duke lënë pas municione dhe pajisje.

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensy u shpreh në fjalën e tij se nëse Ukraina do të ndihmohet sërish me armatime, atëherë përparimet në rimarrjen e territorit do të vijojnë edhe gjatë dimrit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts