Filipinasit rrezikojnë burgun nëse nuk vaksinohen

14:40 22/06/2021

Deklarata e Presidentit pas pjesëmarrjes së ulët në disa qendra vaksinimi

Presidenti Rodrigo Duterte kërcënoi të burgosë njerëzit që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit ndërsa Filipinet luftojnë me një nga shpërthimet më të këqija të Azisë, me mbi 1.3 milionë raste dhe më shumë se 23,000 vdekje.

Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos“, tha Duterte në një fjalim televiziv pas raporteve të pjesëmarrjes së ulët në disa vende të vaksinimit në kryeqytetin Manila.

Vërejtjet e Duterte kundërshtojnë ato të zyrtarëve të tij shëndetësorë të cilët kanë thënë se ndërsa njerëzit nxiten të marrin vaksinën COVID-19, ajo ishte vullnetare.  Autoritetet filipine kanë vaksinuar plotësisht 2.1 milionë njerëz, duke bërë përparim të ngadaltë drejt synimit të qeverisë për të imunizuar deri në 70 milionë njerëz këtë vit në një vend me 110 milionë njerëz, ndërsa 6.2 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë.

Duterte, i cili është kritikuar për qasjen e tij të ashpër për të përmbajtur virusin, gjithashtu i qëndroi vendimit të tij për të mos lënë shkollat ​hapur. Komiteti mjekësor i Filipineve ka rritur përpjekjet për të inkurajuar qytetarët të marrin vaksinën e koronavirusit, duke hapur vendet e vaksinimit në kisha, qendra tregtare dhe kinema.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *