Filipine, rritet në 121 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve

Është rritur në 121 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi në Filipine.

Humbja më e madhe e jetëve është regjistruar në qytetin Baybay në rajonin Leyte, ku kanë humbur jetën 81 persona. Ndërsa në zonën Abuyog në të njëjtin rajon kanë humbur jetën 31 persona.

Bëhet e ditur se 12 persona janë të zhdukur dhe se shumë shtëpi dhe biznese të cilat kanë mbetur nën rrëshqitjet e dheut janë bërë të papërdorshme.

Edhe agjencia kombëtare e katastrofave të Filipineve ka informuar se për shkak të katastrofës në pjesët qendrore dhe jugore të vendit kanë humbur jetën tetë persona, në rajonin Samar ka humbur jetën një person dhe se 236 njerëz janë plagosur dhe 28 të tjerë janë të zhdukur. Theksohet se numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 121.

Në javën e fundit janë njoftuar rreth 200 ngjarje të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Megi në zona të ndryshme të pjesëve qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa të paktën 30 mijë familje janë evakuuar në strehimoret e situatës emergjente.

Në katastrofën ku janë prekur të paktën 200 mijë njerëz ka shqetësime se numri i njerëzve të vdekur mund të rritet.

Në vitin 2013 mbi 6 mijë persona humbën jetën dhe shkatërrime të mëdha u përjetuan për shkak të tajfunit Haiyan në Filipine, ku çdo vit regjistrohen mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.