Filipinet hapin kufijtë për turistët

filipinet hapin kufijte per turistet
filipinet hapin kufijte per turistet

10:04 11/02/2022

Filipinet hapin kufijtë për turistët. Pas një prej mbylljeve me të ashpra në botë, pas 2 vitesh, qeveria i jep fund masave për t’i dhënë frymëmarrje turizmit, sektor mjaft i rëndësishëm që punëson 350 mijë njerëz.

Kështu turistë nga 157 vende të botës mund të shijojnë sërish pushimet në këtë vend pa qenë e nevojshme viza, pa karantinë, por turistët duhet të jenë të vaksinuar dhe të kenë një siguracion me një mbulim prej të paktën 35 mijë $ e një test negativ në hyrje.

Aktualisht në vend janë të vaksinuar me dy doza 60 mln persona, mbi një popullsi prej rreth 110 mln. Pandemia koronavirus shkaktoi rreth 55 mijë të vdekur dhe shkurtoi rreth një mln vende pune, duke sjelle si pasojë edhe krizën ekonomike më të rëndë në vend në 100 vitet e fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts