Fillimi i mandatit në Këshillit të Sigurimit, SHBA shpreh mbështetje për Shqipërinë: Arritje e jashtëzakonshme! Mezi presim të bashkëpunojmë









Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre për fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Keshilli-i-Sigurimit-OKB (1)

Ambasada amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Ndër të tjera, ambasada shpreh mbështetjen e SHBA-së, duke thënë se mezi presin që të bashkëpunojnë me Shqipërinë për adresimin e sfidave me të cilat po përballet bota sot.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, për herë të parë në histori. SHBA mezi pret të shërbejë sëbashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit për të adresuar sfidat me të cilat po përballet bota sot” – shkruan në postimin e saj ambasada amerikane.

Duke filluar nga dita e sotme, Shqipëria do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mandati i vendit tonë do të jetë dy-vjeçar.

Më herët, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur në një videomesazh se anëtarësimi në këtë këshill, ka ardhur si rezultat i një lobimi të gjatë të diplomacisë shqiptare ndër vite.

LEXONI EDHE: Për herë të parë, Shqipëria nis mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *