Fillon sot përgjimi i Papa Benediktit XVI

09:50 02/01/2023

Mijëra njerëz do të nderojnë për herë të fundit të ndjerin Papa Benedikti XVI kur të nisë sot përgjimi i tij në Vatikan.

Papa Françesku do të udhëheqë funeralin, duke shënuar për herë të parë varrimin e klerikut më të lartë nga pasardhësi i tij. Teksa në Vatikan zbardhte agimi, në sheshin e Shën Pjetrit po formohej një turmë.

Në krye ndodhej Ati Alfredo Elnar, 30 vjeç, nga Filipinet. Ai tha se kishte studiuar dhe admiruar shkrimet teologjike të priftit dhe përshkroi ndjesinë e zbrazëtisë pas vdekjes së tij.

Murgesha kroate Marianna Patricevic foli për mirënjohjen ndaj Papës së ndjerë dhe shtoi se nuk kishte asnjë lëndë që ajo kishte studiuar në universitet ku të mos ishin diskutuar këndvështrimet e tij.

Një prift nga SHBA, Richard Kurst tha se në momentin kur të kalojë trupi i Papës, do të lutej jo vetëm për të, por edhe për një mrekulli për të ndihmuar një mik  në atdhe që dergjet nga kanceri.

Papa Benedikti XVI ishte i pari që dha dorëheqjen në 600 vjet për shkak të luftës me kancerin dhe ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare. Trupi i tij do të jetë në përgjim për tre ditë, me arkivolin e hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe njerëzit mund të bëjnë homazhet e tyre deri në orën 7 të mbrëmjes.

Funerali do të kryhet në sheshin e Shën Pjetrit përpara se Papa të prehet në varret poshtë Bazilikës. Të dielën, papati publikoi fotot zyrtare të trupit të Papës, të veshur me rroba të kuqe zie dhe një kësulë të artë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts