Fillon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel/ Nga targat te dialogu për njohjen, ja temat që do të diskutohen

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe.

Lajçak tha se pjesë e agjendës është edhe çështja e targave, e cila e ka afatin e fundit sot.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.