Filmi vizatimor popullor rus bllokohet pas shfaqjes së episodit për Putin

Masyanya, heroina e djallëzuar dhe e mprehtë e një serie të animuar në internet, është e popullarizuar në mesin e rusëve – mbi një milion njerëz janë abonuar në filmin vizatimor në YouTube.

Por episodi i fundit – një koment për luftën në Ukrainë – ka provokuar lavdërime dhe kërcënime.

Menjëherë pasi doli, duke grumbulluar tre milionë shikime, autoritetet ruse e ndaluan atë – duke thënë se “diskrediton” Forcat e Armatosura të Rusisë.

BBC foli me krijuesin e filmit vizatimor, Oleg Kuvaev, i cili emigroi nga Rusia në Izrael vite më parë, por ende krijon art për vendin e tij. Ai tha se ishte i interesuar se si “histeria e luftës transformon mendjet e njerëzve të zakonshëm, duke i bërë ata të verbër ndaj së vërtetës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *