Finale e gjitha braziliane, Kupa Libertadores premton spektakël dhe… “samba”





Finalja e këtij sezoni i Kupës Libertadores do të jetë e gjitha për t’u shijuar sepse do të jetë e gjitha braziliane.

KOPA LIBERTADORES

Palmeiras dhe Flamengo do të përplasin “brirët” në finalen e madhe të Amerikës së Jugut e cila do të zhvillohet më 27 nëntor në Montevideo të Uruguajit.

Në gjysmëfinale, Palmeriasi eliminoi një tjetër braziliane si Atletiko Mineiro ku mbrëmjen e djeshme barazoi 1-1 në transfertë, por ky rezultat ishte deçiziv sepse në takimin e parë gjithçka u mbyll pa gola 0-0.

Ndërsa Flamengo mposhti në orët e para të mëngjesit të sotëm skuadrën nga Ekuadori, Barcelona SC me rezultatin 0-2, sakaq në takimin e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Kupa Libertadores këtë edicion pritet të dhurojë spektakël dhe… “samba”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *