Finale historike, Partizani-Egnatia për titull dhe miliona

finale historike partizani egnatia per titull dhe miliona































T ë dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Alba nia” futbolli shqiptar shënon një faqe të re në historinë më shumë se njëshekullore. Partizani dhe Egnatia, dy skuadra shumë të forta, por me histori të ndryshme, përballen në një finale të paprecedentë, që do të vulosë kampionin e këtij sezoni të Kategorisë Superiore. Të dyja erdhën pas grumbullimit të të njëjtit numër pikësh (63) dhe pas kualifikimit në gjysmëfinale në betejat me Skënderbeun dhe Vllaznisë.

Finalja-e-Superkupes-Partizani-Egnatia-9-scaled-1-2048x1152

FORCË DHE PRESTIGJ – Gjatë gjithë sezonit nëpër biseda përgjatë emisioneve televizive, në kafene apo edhe në komente në rrjetet sociale një nga dilemat më të mëdha ka qenë se cila mes këtyre dy ekipeve është më e fortë dhe ka organikë më cilësore. Në kushtet kur të dyja kanë barazuar tri ndeshje dhe kanë fituar nga një të tillë gjatë këtij edicioni, të dielën do të vuloset se cila do të mbajë prestigjin e të qenit skuadra më e fortë e këtij sezoni. Partizani synon të 18-in, ndër Egnatia kërkon të parin në historinë e vet.

FINALE MILIONASH – Fituesi i finales së të dielës, njëkohësisht kampioni i ri i Kategorisë Superiore, do të mbulohet në ar. Partizani aktualisht ka arkëtuar 70 milionë lekë të vjetër për renditjen në vendin e dytë pas 36 javëve. Nëse fiton finalen, FSHF-ja do t’i akordojë edhe 100 milionë të tjera si kampione e Shqipërisë. Në Europë të kuqtë do të synojnë grupet, por në rastin më të keq, pra të eliminimit në turin e parë të Champions League dhe në të dytin e Ligës së Konferencës, UEFA do t’i akordonte 960 mijë euro në total. Të gjitha fitimet e sigurta të të kuqve do të shkonin në 1.13 milionë euro. Në rast se shpallet kampione, tek Egnatia të ardhurat do të ishin më të larta.

Rrogozhinasit aktualisht kanë arkëtuar 100 milionë si vendi i parë pas 36 javësh dhe 50 milionë si fituese të Kupës së Shqipërisë. Nëse shpallen kampion marrin edhe 100 milionë të tjera nga FSHF-ja dhe 960 mijë nga UEFA nëse gjithçka shkon keq në Champions dhe Ligën e Konferencës. Në total, fitimet e rrogozhinasve do të shkonin në 1.21 milionë euro. Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat e të drejtës televizive, nga biletat e “Final 4” dhe shpërblimi i bashkisë së Tiranës në rastin e Partizanit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts