“Finale” në Mynih/ Nga mentaliteti tek dominimi, ja arsyet përse fiton Gjermania ndaj Portugalisë






Gjermania do të lu ajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit. Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të botës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur. “Sky Sport” tregon 3 arsyet pse duhet besuar te fitorja e “Pancevare” sonte.

Gjermania

1.BILANCI NË FAVOR

19 herë janë përballur gjermanët dhe portugezët së bashku. Bilanci flet për skuadrën e Gjermanisë, cila ka fituar 11 ndeshje, barazuar pesë dhe humbur vetëm tri. Edhe në turnetë të mëdhenj si Europiai, gjermanët kanë arritur të tregojnë forcën e tyre duke fituar pesë ndeshje nga 10. Fitore këto, të cilat kanë ardhur edhe me golavarzh që gjithashtu tregon për skuadrën e “Pancerave”. Historia flet qartë për skuadrën gjermane. Hera fundit që ata u mundën nga portugezët ishte para 20 vitesh. Në Europianin e 2000-shit, gjermanët mundeshin në fazën e grupeve me rezultatin 3-0.

2.RONALDO NUK SHËNON

Një nga arsyet kryesore që Portugalia ka arritur të jetë në majë, është pa dyshim ajo e Kristiano Ronaldos, ylli i skuadrës, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në këtë komepeticion. Në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë ai shënoi dopietë duke parakaluar ishsulmuesin e Francës, Mishel Platini në listën e golashënuesve të Europainit. Por, ndaj “Pancerave”, ai ende nuk ka arritur të shënojë në katër duelet kundër tyre. Një tregues ky që ngroh gjermanët, edhe pse ata me shumë mundësi nuk do ta bëjnë gjumin e qetë dhe në momentin që CR7 do të zbresë në fushë, do ta kenë të gjithë vëmendjen tek ai. Janë pikërisht këto sfida për të cilat portugezi jeton.

3.MENTALITETI FITUES

Entuziazmi për startin e Europianit ra shpejt për tifozët dhe lojtarët e Gjermanisë. Pas humbjes me Francën, lojtarët deklaruan se ishin shumë të zhgënjyer për rezultatin që sipas tyre nuk ishte i merituar. Por, kjo ndjesi zgjati vetëm pak ditë, pasi menjëherë djemtë e Lëvit nisën punën për ndeshjen e radhës, atë ndaj Portugalisë. Prej ditësh në kampin gjerman është rikthyer besimi dhe pozitiviteti. Ata janë më të uritur se kurrë dhe janë gati për të shfryrë inatin e ndeshjes së parë ndaj portugezëve. Në fakt, ky mentalitet ka spikatur gjithmonë te gjermanët, të cilët kanë ditur të ringrihen në momente të tilla dhe për të dhënë shkëndijën e parë mjafton ndonjëherë edhe një humbje e pamerituar si ajo ndaj Francës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *