“Finalet fitohen dhe ne këtë bëmë”, autori i golit Edison Ndreca: Do e vlerësojmë shumë ndeshjen me Vllazninë

finalet fitohen dhe ne kete beme autori i golit edison ndreca do e vleresojme shume ndeshjen me vllaznine































Egnatia triumfoi me shifrat minimale 1-0 kundër Kukësit, port ë mjaftueshme për të “rrëmbyer” trofeun e Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Edison Ndreca. Ky i fundit në një intervistë për mediat, u shpreh shumë i lumtur për trofeun por gjithashtu hedh sytë nga takimi me Vllazninë në “Final 4”:

egnatia

“Jam shumë i lumtur që fituam. Tani kemi edhe 2 ndeshje të tjera dhe shpresoj ta fitojmë edhe tjetrin sepse kemi luftuar të gjithë sezonin.

Patjetër që është ndeshje e vështirë, e vlerësojmë Vllazninë sepse ka arritur me meritë deri aty. Do luftojmë që të kalojmë në finale dhe të fitojmë titullin kampion.

Ne do e vlerësojmë shumë ndeshjen me Vllazninë, ua dimë forcën atij ekipi sepse këtë vit kemi bërë 6 ndeshje, por do bëjmë maksimumin për t’i kaluar.

Rëndësi ka që morëm triumfin në fund. Tani edhe Kukësi ka meritat e veta sepse ka kaluar Tiranën edhe Partizanin për të ardhur deri këtu. Finalet fitohen dhe ne këtë bëmë”,- përfundoi Ndreca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts