Finalja Angli-Itali i kushton shtrenjtë, studenti racist përjashtohet nga universiteti








Një universitet në Angli ka tërhequr ofertën ndaj një studenti për të studiuar në institucionin e vet, pasi ai është identifikuar mes atyre që kanë përdorur fyerje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë pas finales së “Euro 2020”.

finalja

Një video qarkullonte në rrjetet sociale, ku i riu dhe një grup shokësh përdornin fjalor diskriminues ndaj tre lojtarëve të Anglisë që humbën penalltitë në finalen kundër Italisë në “Wembley”, Rashfordit, Sanços dhe Sakës.

Një zëdhënës i universitetit të Notingem Trentit tha: “Këto sjellje nuk janë të denja për një student të universitetit tonë. Ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi, përfshirë racizmin. E studiuam rastin menjëherë dhe si rezultat, e tërhoqëm ofertën për një aplikant.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *