Finalja e Champions League, kryeministri Rama ndjek live nga ‘Wembley’ përballjen Borusia Dortmund-Real Madrid (FOTOLAJM)

finalja e champions league kryeministri rama ndjek live nga wembley perballjen borusia dortmund real madrid fotolajm

































Finalen e Chamipons League, kryeministri Edi Rama po e ndjek live nga Wembey Stadium në Londër.

edi-rama1-601x450

Ai është parë në stadium duke ndjekur sfidën mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.

Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pranë tyre është edhe Rudi Voller, që është aktualisht drejtor teknik në kombëtaren e Gjermanisë.

Borusia Dortmund dhe Real Madrid përballen sot në Londër në stadiumin mitik “Uembli” për trofeun e Ligës së Kampioneve, në një finale që i jep fund një sezoni futbollistik të jashtëzakonshëm për të dy skuadrat në arenën ndërkombëtare.

Gjermanët kanë kaluar çdo parashikim teksa mbërritën në finalen e turneut duke bërë surpriza të njëpasnjëshme dhe tani kërkojnë të thyejnë edhe një skuadër që nuk di të humbasë kur vjen në këtë pikë.

Ndërsa Reali vjen me petkun e favoritit, të një superekipi që kërkon të çojë në 15 numrin e trofeve të fituar në histori, që e bëjnë këtë praktikisht turneun e preferuar të tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts