Finalja e Champions mund t’i hiqet Rusisë

08:20 23/02/2022

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson tha se është e papranueshme që një event i tillë të zhvillohet në një vend pushtues

Finalja e këtij sezoni e Ligës së Kampioneve mund të luhet në stadiumin “Uembli” të Londrës. Kryeministri Britanik Boris Xhohnson deklaroi se Rusia nuk duhet që të lejohet që të mbajë eventin e rëndësishëm, sepse presidenti Vladimir Putin njohu si të pavarura dy krahina në lindje të Ukrainës.

UEFA ka përcaktuar që finalja e Ligës së Kampioneve të luhet në “Gazprom Arena” të Shën Petërsburgut. Por Britania kërkon që vendndodhja të ndryshohet, nisur nga ngjarjet e fundit shqetësue. Në parlamentin britanik, kryeministri i vendit tha se do të punojë që finalja të zhvendoset.

“Mendoj se është e papranueshme që turnetë më të rëndësishme ndërkombëtare të mbahen në Rusi pas pushtimit të një vendi Sovran”

Minstrja e Sportit në Britaninë e Madhe, Nedin Doris, tha se kjo çështje do të diskutohet me autoritetet e futbollit. Ndeshja është caktuar që të luhet më 28 Maj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.