Finalja e “Conference League”, nesër takimi në Tiranë i ekspertëve të UEFA-s dhe qeverisë








Ditën e nesërme do të mbahet takimi mes përfaqësuesve të nivelit më të lartë të UEFA-s dhe disa përfaqësues të qeverisë.

liga konferences

Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë së UEFA-s pak ditë më parë në sfidën Tirana-Vllaznia, një tjetër delegacioni UEFA-s do të mbërrij nesër për të diskutuar mbi finalen e “Euorpa Conference League” që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, në datën 25 maj 2022.

Të martën paradite, ky delegacion do të takohet në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv. kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.