Financial Times: Rritet numri i grave në krye të kompanive në botë

Edhe pse ende në pakicë, gratë janë gjithnjë e më të shumta në krye të kompanive në të gjithë botën, sipas një studimi të publikuar nga organizata e liderëve të rinj YPO, ”Financial Times” dhe ”UN Women”.

Nga më shumë se 2 000 përgjigje të ardhura nga 106 vende marrë nga rreth 30 000 anëtarë të YPO në mars, një e katërta e të cilave ishin gra, shumica (57%) mendojnë se organizata e tyre është më larmishme në nivelin gjinor sesa pesë vjet më parë.

Sidoqoftë, përparimi është materializuar ngadalë.

Sipas një studimi tjetër të fundit të kryer nga instituti ”Heidrick & Struggles”, cituar nga YPO, vetëm 5% e menaxherëve të përgjithshëm në botë janë aktualisht gra, transmeton Atsh.

“Unë shoh një vetëdije të fortë nga të gjithë”, theksoi Xavier Mufraggi, drejtues i YPO-s.

”Ekziston gjithashtu, sipas tij, një vetëdije për stilin e menaxhimit që sjellin anëtaret tona femra me një qasje më globaliste të lidershipit, që është më në përputhje me brezat e rinj”, shton ai.

”Pothuajse një në dy drejtuese femra theksojnë se u është dashur të paktën dy vite për të kapërcyer paragjykimet dhe duhet mesatarisht dy vite më shumë për femrat sesa për burrat të ngjiten në majën e piramidës sipërmarrëse”, sipas studimit.

”Metoda më fleksibile të punës, me miratimin masiv të telepunës, ka të ngjarë të luajë në favor rritjes së barazisë gjinore me daljen nga kriza shëndetësore”, sipas tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *