Finlanda pro aplikimit për anëtarësim në NATO

finlanda pro aplikimit per anetaresim ne nato
finlanda pro aplikimit per anetaresim ne nato 1

09:18 12/05/2022

“Finlanda duhet të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s”, kanë deklaruar presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të dhënë ditën e sotme.

Po ashtu, liderët e Finladës thanë se duhet aplikuar pa vonesë për anëtarësim në NATO.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë,” thanë Niinisto dhe Marin në një deklaratë të përbashkët.

Kjo lëvizje është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, duket se do të marrë hapin e rëndësishëm. Megjithatë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts