Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë

18:19 19/03/2021

Pavarësisht situatës së pandemisë që ka ndikuar në ekonomi, por edhe ka shkaktuar pasoja në shëndetin mendor, kur bëhet fjalë për renditjen e vendit më të lumtur në botë Finlanda kryeson listën.

Për herë të katërt, Finlanda pozicionohet në krye të listës vjetore sipas të dhënave nga sondazhi i Gallup, ku pasojnë Islanda, Danimarka, Zvicra dhe Hollanda.

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një ngjitje nga vendi i 18-të në vendin e 14, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13 në 18. Australia mbajti pozicionin e saj të 12-të.

Vlen të përmendet se Raporti i 2021 është përpiluar pak më ndryshe këtë herë për shkak të koronavirusit.

Jo vetëm që studiuesit nuk ishin në gjendje të përfundonin intervistat në një numër vendesh, por gjithashtu ju desh të ndryshonin tërësisht pyetsorin duke u përqëndruar në marrëdhëniet midis mirëqenies dhe Covid-19.

Raporti botëror i lumturisë merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Studiuesit thanë se kjo “nuk erdhi si befasi”, duke cituar së Finlanda “gjithmonë ka qenë shumë lartë në masat e besimit të ndërsjellë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës edhe përgjatë gjatë pandemisë”.

Finlanda ishte një nga 23 vendet e anketuara që kishin një grua kryetare të qeverisë.

Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i 63, ndërsa Kosova renditet në vendin 31.

Klan News

 
 
 
 








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *