Finote miliona/ SHBA-ja dënon me burgim një shtetas rus për krime kibernetike

Me 30 muaj burgim është dënuar një shtetas rus nga një gjykatë amerikane nën akuzat e krimeve kibernetike.

Ai akuzohej se ka administruar një faqe në internet e cila tregtonte për kriminelët në internet informacione të vjedhura të të dhënave nga kartelat e kreditit dhe informacione personale.

Kirill Victorovich Firsov u arrestua në mars të vitit të kaluar me të arritur në Aeroportin e Nju Jorkut, shkruan Rel.

Ai udhëhoqi faqen deer.io, një platformë në internet e cila tashmë është mbyllur. Baza e saj ishte në Rusi dhe ajo lejonte kriminelët në internet të blejnë dhe shesin llogari të vjedhura të hakuara.

Prokurorët amerikanë thane se për shtatë vjet platforma kreu shitje që tejkalonin shifren prej 17 milionë dollarësh, duke përfshirë të paktën 1.2 milion dollarë nga informacioni i vjedhur në SHBA.

“Kjo platformë u siguroi kriminelëve kibernetikë qasje të lehtë në llogaritë personale dhe informacionin e njerëzve në të gjithë botën, përfshirë amerikanët”, tha ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të SHBA-së, Randy Grossman.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *