Fiona shkatërron Kanadanë lindore

10:47 26/09/2022

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të duhet muaj që provincat të rikuperohen nga dëmet që shkaktoi uragani

Do të duhen disa muaj që Kanadaja të rimëkëmbet pasi stuhia Fiona shkatërroi qindra shtëpi dhe biznese.

Ekuipazhet  janë vendosur në dispozicion në pesë provinca për të rivendosur energjinë dhe për të pastruar mbeturinat dhe për të marrë pemët që u rrëzuan si pasojë e fuqisë së madhe të erës.

Qindra mijëra banorë në të gjithë Nova Scotia, PEI, Newfoundland, Quebec dhe New Brunswick mbetën pa energji elektrike. Një grua 73-vjeçare humbi jetën në Port aux Basques, një nga qytetet më të goditura në skajin jugperëndimor të Newfoundland.

Rreth 100 trupa e Divizionit të 5-të nga regjimenti i 4-të mbështetës i inxhinierëve janë dërguar në ishullin Princi Eduard për të ndihmuar banorët. Kryebashkiaku Brian Button nga Port Aux Basques në Newfoundland shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia e fuqishme Fiona goditi Kanadanë lindore me erëra të forta që solli rrebeshe e shkaktoi përmbytje të fuqishme.

Stuhia gjithashtu dëmtoi rëndë portet e peshkimit në Atlantikun e Kanadasë, gjë që mund të dëmtojë industrinë e gaforreve të vendit 3.2 miliardë dollarë, nëse nuk restaurohet plotësisht përpara se sezoni të fillojë pas disa javësh. Në vitin 2019, Dorian goditi rajonin përreth Halifax, Nova Scotia, që shkaktoi dëme të mëdha material dhe la pa energji elektrike mijëra banorë.

Stuhia tanimë është dobësuar dhe i është drejtuar pjesës veriore të Kanadasë. Gjiri i Shën Lorencit do të përfshihet nga erërat e fuqishme deri në 140 km/h . Ndërsa shkalla e plotë e shkatërrimit të Fionës nuk është qartë, stuhia mund të rezultojë të jetë një nga fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme të Kanadasë. Autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve që të mos lëvizin nga shtëpitë deri në përmirësimin e situatës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *