“Firmat e Kuvendit të 18 Dhjetorit janë të falsifikuara”/ Reagon Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Manipulim i opinionit publik! Berisha po vijon me strategjinë e tij









Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka reaguar pas denoncimeve të bëra në një televizion shqiptar se firmat e publikuara pro mbajtjes së Kuvendit të 18 Dhjetorit janë të falsifikuara.

bardhi

Bardhi përmes një deklarate për media theksoi se të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. Sekretari i PD-së e quajti të gjithë këtë një manovër manipulimi për llogari të ish-kryeministrit Berisha.

“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se 2 orësh një televizion privat për llogari të interesit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit, duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin.

Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Vendosa në dispozicion të medias nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljan Guce. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj siç kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani.

Të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij”- tha ai.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.