Fishekzjarret u marrin jetën tre personave, mes tyre një 12-vjeçar. Dhjetëra të plagosur gjatë festave në Europë

Nata e ndërrimit të viteve është kthyer në tragjedi në disa vende.

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e fishekzjarrëve, ndërsa dhjetëra të tjerë në Europë janë plagosur.

Ndonëse përdorimi i tyre është ndaluar, nuk i ka penguar qytetarët t’i përdorin gjatë festave.

Mediat e huaja shkruajnë se 12-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në Holandë. Për këtë ngjarje është arrestuar një person.

Në Gjermani, një 37-vjeçar humbi jetën nga fishekzjarrët në natën e ndërrimit të viteve në qytetin perëndimor të Hennef. Policia ka nisur hetimet dhe nuk ka ende të ndaluar.

Gjithashtu agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidenteve të ndryshme në Gjermani.

Të paktën 80 persona u lënduan nga fishekzjarrët në Holandë dhe mes tyre kishte njerëz që humbën këmbët dhe duart.

Në Austri pati gjithashtu disa incidente, ku një 23-vjeçar humbi jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.