“Fiskalizimi, ‘gjobë’ e Ramës për bizneset e vogla”/ Tabaku: Kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe ujë duhet të kërkojë lejen e qeverisë








Nga dita e sotme ka nisur faza e dytë e fiskalizimit, por për Partinë Demokratike kjo është një “gjobë” e vendosur nga qeveria e Ramës ndaj bizneseve të vogla.

tabaku

Në një postim në Facebook, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku thotë se fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhura të tjera.

“Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi. Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë”, shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut, ndërkohë që bizneset e vogla, mezi po marrin veten nga pandemia, tani duhet të përballen edhe me shpenzime shtesë.

Postimi i Jorida Tabakut

Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla – fiskalizimi

Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera.

Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi.

Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë.

Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla.

Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet.

Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *