Fitoi dashurinë në BBV dhe së shpejti do të bëhet nënë! “U përfola dhe u gjykova”- Sara Gjordeni dedikim Bardhit: Nuk e mendoja kurrë se do të të bëja babi!

fitoi dashurine ne bbv dhe se shpejti do te behet nene u perfola dhe u gjykova sara gjordeni dedikim bardhit nuk e mendoja kurre se do te te beja babi































Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Sara Gjordeni, me mbylljen e edicionit të reality show-t, ka zgjedhur që dedikimin t’ia bëjë Bardhit, këngëtarit që njohu në shtëpinë vip dhe sot janë në pritje të ëmbël.

sara gjordeni bardhi1

Sara shprehet se është gjykuar e përfolur shumë në lojën e saj, por shprehet se së bashku me Bardhin fituar një çmim shumë të madh, që është fryti i tyre i dashurisë, fëmija që po presin të vijë në jet.

“Sot, ne fundin e rrugetimit te BBV3, dua te ta dedikoj kete post ty! Ty qe shpesh te dhash tough love sepse e tille jam une, e palexueshme ndonjehere. Ty per te cilin u gjykova, u perfola, me lodhen shpirtin, e qe nuk e mendoja kurre se ne fund do te te beja babi. I kisha aq shume syte te arrija larg ne ate loje, sa ishte absurde per mua te mendoja se do fitoja shume e shume me teper se aq.

Dje po flisnim sesi kemi fituar te dy, ti nje njeri te forte ne krah qe se lekund asgje, e une djalin qe me mban te rrenjosur fort ne toke kur impulsiviteti me merr si era.

Ne 13 janar nuk kisha asnje ide, se nga ky rrugetim i veshtire do fitonim shtepizen tone te vogel, se do na bekonte Zoti me nje krijese te cilen/ cilin kemi 2 muaj qe po e rrisim…

Te shoh teksa i flet perdite, e me zien gjaku derisa te vije viti i ri te te bej dhuraten me te madhe ne bote! Mezi pres te te shoh Babi, qe edhe bebi te shohe kujdesin qe shohin syte e mi. Te shohin perkushtimin tim ndaj teje, ndaj familjes sone te vockel. Bardh, drite, shok!

Cmimin e madh qe ndame te dy nga ky rrugetim, nuk do e fitojme askund dhe asnjehere tjeter me ndaj uroj te jemi te dy te forte e te mencur mjaftueshem, sa te dijme ta mbajme e gezojme gjithe jeten!

Me zemer falenderoj te gjithe mbeshtetesit tane ne kete edicion, i cili per ne ka qene jo i lehte, por cdo dhimbje e lot na u shperblye ne gezim e lot lumturie. #toughloveisstilllove GRISI DHE BLANCO DERI NE FUND”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts