Fitoi medaljen në Portugali, Presidenti Meta përgëzon xhudisten kosovare: Urime të artës Distria Krasniqi








Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi pasi fitoi një medalje të artë në në garën “Grand Prix” që u zhvillua në Portugali.

distriakrasniqiilirmeta

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit shkruan: Urime së artës Distria Krasniqi!

Kujtojmë se xhudistja kosovare mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *