Fitoi pavarësinë nga babai i saj, Britney Spears bën dedikimin e veçantë për partnerin: Ka qenë pranë meje në ditët më të vështira (Foto)

Pavarësisht gjendjes jo të mirë, Britney Spears duket se ka një lidhje shumë të fortë me partnerin e saj, Sam Asghari, të cilit i ka dedikuar një postim në Instagram.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto selfie me partnerin e saj dhe ka gjetur rastin për ta falenderuar pasi ai e ka mbështetur në vitet më të vështira të jetës.

“Ky idiot kaq i ëmbël jo vetëm që ka qenë pranë meje në vitet e mia më të vështira, po është edhe një kuzhinier shumë i mirë!”, shkruan Spears në dedikimin për Asghari.

Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren duke u shprehur se kazero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tone, drejtuar babait të këngëtares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *