Fiton 17 milionë euro në sezon, justifikohet Konte: Punoj me elitën, i meritoj paratë








Antonio Konte ka nisur një aventurë të re, këtë herë në krye të Totenhemit. Italiani do të përfitojë një kontratë faraonike në Angli. Tekniku u intervistua nga komediani Stefano Korti, për emisionin satirik ‘Le lene’ lidhur me rrogën e tij.

konte

Korti i dha Kontes një maskë të Salvadore Dali nga seriali i famshëm ‘La Casa de Papel’, duke ironizuar disi të ardhurat aktuale të teknikut.

“Po, por nuk është ashtu siç duket. Nëse bën një punë të mirë atëherë është normale të marrësh kaq shumë. Unë punoj me skuadra në elitë kështu që është e drejtë që të paguhem”, tha 52 vjeçari.

Konte foli gjithashtu dhe për objektivat e tij deri në fund të sezonit.

“Të arrijmë në 4 vendet e para do të jetë një sfidë e vështirë. Do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe në Konferencë Ligë”.

Antonio Konte firmosi për 18 muaj me Totenhem me një pagë 17 milionë euro në sezon, duke zëvendësuar Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua nga klubi. ‘Mjelmat’ aktualisht ndodhen në vendin e 9 me 16 pikë, në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *