Fiton më shumë se sa mendohej! Zbulohet rroga stratosferike e Mesit te PSG










Ishte gati të ulte pretendimet e tij financiare për Barcelonën, por Lionel Mesi nuk është kursyer kur ka nisur negociatat me PSG-në. Gazeta e njohur franceze “Le Parisien” ka zbuluar detajet e firmës së “Pleshtit” dhe fitimet e tij në klubi francez tejkalojnë 35 milionë eurot që mendohej se do të përfitonte në vit pranë Kullës Eifel.

mesi psg

Sipas këtij burimi, Mesi ka firmosur për 41 milionë euro neto në vit në radhët e klubit parisien.  Është shifër jashtëzakonisht e lartë, që e mban atë në majën e klasifikimit si futbollisti më i paguar në botë. Por jo vetëm kaq.

Mesi ka përfituar edhe një bonus prej 40 milionë eurosh në momentin e firmës, si “vlerësim” që ka zgjedhur PSG-në për të vazhduar karrierën e tij. Kështu, Mesi do të përfitojë në total 163 milionë euro nëse çon deri në fund kontratën e tij trevjeçare me PSG-në, pa harruar këtu edhe bonuse të veçanta që vendos klubi për fitoren e trofeve, të cilat shkojnë përtej atyre të negociuara në kontratat individuale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *