Fiton miliona euro pa thënë asnjë fjalë/ “Mjeshtri” i Tik-Tok thyen heshtjen: Fillova të bëja video sepse doja t’i bëja njerëzit të qeshnin në atë periudhë bllokimi

Nëse jeni një përdorues i Tik-Tokut me siguri keni dëgjuar për “Khaby” Lame. Ai është një yll i rrjetit social me më shumë se 100 milionë ndjekës dhe ka grumbulluar më shumë se 1.5 miliardë pëlqime përmes videove të tij duke fituar miliona euro.

Lame është personi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që ka arritur 100 milionë ndjekës në TikTok. 21-vjeçari ka arritur të fitojë popullaritet të gjerë në mbarë botën pa thënë asnjë fjalë.

“Më erdhi kjo ide pasi po shikoja këto video që qarkullonin dhe më pëlqeu ideja për të sjellë thjeshtësi në to. Gjestet erdhën rastësisht por heshtja jo. Mendova një mënyrë për të arritur sa më shumë njerëz. Dhe mënyra më e mirë ishte të mos flisje. Ndoshta sepse shprehjet e mia të fytyrës janë qesharake dhe i bëjnë njerëzit të qeshin, kjo thjeshtësi i bën njerëzit të qeshin dhe unë e dua atë. F illova të bëja video sepse doja t’i bëja njerëzit të qeshnin në atë periudhë bllokimi”- tha ai për CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *