“Fiton Tirana, por kujdes… Kallakun”, Karabeci: “Partizani ka pasur oshilacione në rezultate, forca e bardhebluve janë…






Erando Karabeci është i bindur se Tirana fiton derbin e sotëm me Partizanin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Karabeci foli për Tiranën dhe Partizanin. Ish-kapiteni vuri në peshë dy ekipet, teksa pranoi se Tirana është më e fortë. Sipas tij, bardheblutë e tanishëm janë më të rinj dhe më të uritur se skuadra e titullit, ndërsa në cilësi është e njëjtë. Karabeci pranoi se paçka se çfarë ndodh në sfidën derbi, Tirana është në krye dhe askush nuk ia rrezikon titullin kampion këtë kampionat.

erando karabeci

Luhet Tirana-Partizani. Si e shikoni këtë herë derbin?

Si çdo ndeshje derbi, Tirana-Partizani ka rëndësinë e vet. Çfarëdolloj pozitash që kanë dy ekipet, duhet të themi se bardheblutë janë rrugës për titull, ndërsa Partizani është shumë larg. Gjithsesi, rëndësia e ndeshjes dihet, sepse sfida derbi gjithmonë sjell emocione dhe spektakël. Besoj dhe shpresoj që Tirana do ta fitojë këtë ndeshje dhe do të hedhë një hap më shumë për rrugën drejt titullit.

Duke i peshuar ekipet në këtë moment, skuadrat kanë diferenca me njëra-tjetrën në fushën e lojës?

Shih, jam i mendimit që në kampionatin shqiptar, ekipet kur luajnë me njëra-tjetrën nuk kanë shumë diferenca. Futbolli është vështirësuar pak. Ekipet e vogla të hapin punë kur luan kundër tyre. Nuk ka shumë diferenca dhe çdo ndeshje si me një rival për titull dhe një kundërshtar në vendet e fundit të renditjes është e vështirë. Për të mundur çdo ekip duhet shumë mund. Besoj se Tirana si grup ka treguar këtë vit që është më kualitative dhe më standarde në vazhdimin e rezultateve. Partizani nuk ka pasur vazhdimësi. Kjo është anë pozitive, sepse edhe psikologjikisht ndikon shumë. Formën Tirana e ka shumë të mirë dhe psikologjikisht është e fortë. Në një ndeshje të këtij niveli kjo është shumë e rëndësishme, sepse derbi ka emocione të mëdha.

Cila është pika më e fortë e Tiranës dhe pika më e dobët e Partizanit dhe anasjelltas?

Pika më e fortë e Tiranës këtë vit ka qenë grupi. Kam parë një ekip të bashkuar. Duket që kanë harmoni mes tyre dhe kjo ka sjellë rezultate pozitive. Normalisht ka treguar edhe që shumë të mira dhe nga momenti në moment mund të krijojë diçka.

Pikat e dobëta?

Tirana nuk ka pika të dobëta, sepse e ka e ka treguar në fushë. Nuk ka çaluar në asnjë vend. Është skuadër shumë e fortë këtë kampionat. Pika e dobët e Partizanit është vazhdimësia. Nuk kanë marrë rezultate rresht. Nuk dua të them emra të përveçëm. Në ekipet e futbollit, vazhdimësia është pika kryesore. Nëse nuk ke vazhdimësi, je i humbur.

Cili është ndryshimi, gjithmonë nëse ekziston, mes skuadrës së titullit që ju ngritët trofeun dhe kësaj skuadre?

Duke e vënë më peshore, edhe ai ekip ishte shumë i mirë. Ky grupi i sivjetshëm ka në përbërje djem më të rinj në moshë dhe normalisht kur janë më të rinj, janë më energjikë dhe me uri më të madhe për të arritur rezultate dhe suksese. Ky është ndryshimi, ndërsa po t’i marrësh me emra janë të dyja ekipe cilësore. Shkurt, mosha bën diferencën dhe dëshira për të arritur shumë lart.

Ndikon rezultati i ndeshjes në rrugën e Tiranës për titullin kampion?

Këtu e kam si për mirë dhe keq. Normalisht që një derbi asnjëherë nuk duhet humbur. Momentin që humbet derbin, ndikohesh psikologjikisht. Për më tepër që duke ditur si përjetohet nga tifozëria e Tiranës, është e rëndësishme që të mos e humbasësh atë ndeshje. Pozitive është që të fitosh, por e rëndësishme që të mos e humbasësh. Mendimi im është që me një fitore, Tirana do të bënte një hap të madh drejt titullit. Larg qoftë dhe nuk e mendoj humbjen, sepse jam optimist që Tirana e fiton këtë ndeshje, një disfatë nuk ndikon te vazhdimësia e kampionatit dhe e titullit.

Cili është derbi më i bukur dhe më i vështirë që keni luajtur?

Kam luajtur shumë derbe, sa e kam të vështirë të bëj krahasime. Mund të cilësoj derbin që fituam me golin e Xhilbertos në minutat e fundit. Deri në atë moment ishte shumë e vështirë, sidomos në renditje. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por nuk po arrinim të shënonim edhe pse e dominonim takimin. Ai gol pesë minuta nga fundi, si nga realizimi dhe ambienti që ishte në “Qemal Stafa”, mbaj mend që ishte plot, solli në emocion të veçantë. Pas asaj sfide ne nuk u ndalëm dhe morëm vetëm rezultate pozitive. Ajo ndeshje ndikoi shumë në gjendjen e grupit. Mund ta veçoj si nga më të bukurat…

Çdo t’i thoni Ilionit nga larg?

Te Tirana kam shumë miq. Është normale që me Ilionin pak më shumë se të tjerët, sepse kemi luajtur bashkë. Ilioni, edhe pse nuk ka qenë në fushën e lojës, ka ndikuar shumë. Ka ndihmuar shumë frymën pozitive dhe t’u transmetojë djemve se çfarë duhet te Tirana. I uroj suksese dhe të dalë me fitore këtë takim.

Si po shkon aventura e Erandos te Prishtina këtë sezon?

Te Prishtina pritshmëritë ishin shumë të larta, sepse kishim një ekip shumë të mirë. U futëm për të mbrojtur titullin kampion, por gjërat nuk shkuan siç i mendonim. Nuk e nisëm mirë kampionatin dhe u larguam shumë nga kreu. Ambienti është shumë i mirë. Presioni nuk është aq i madh sa ka Tirana si ekip, ndonëse Prishtina është e njëjtë. Skuadra më e madhe. Shpresojmë që të paktën të fitojmë Kupën dhe në kampionat të marrim maksimumin e mundshëm për aq sa ka mbetur. Ndonjëherë duhet edhe fat. Këtë vit në Prishtinë nuk kemi pasur fat.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.