
Një i ri shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, 27-vjeçari ishte pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Lion, e ndërsa mësohet se paguhej 2000-2500 euro në muaj për shitjen e heroinës dhe kokainës.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi 108 gr heroinë, 15 gr kokainë dhe para cash.
Përveç dënimit më 18 muaj burg, 27-vjeçarit i është ndaluar hyrja në Francë për 10 vitet e ardhshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al