Fitore me gafë të pabesueshme të Bajernit, rrezikon të humbë në tavolinë se luajti me 12 lojtarë









Bajern Mynih ka fituar me shifrat 4-1 sot ndaj Fraibugut, por mund ta mbylle këtë javë pa pikë. Kjo për shkak të një gafe të pabesueshme të bavarezëve të cilët kanë luajtur me 12 lojtarë për disa sekonda në fushë.

nagelsman

Në minutën e 86 të ndeshjes, edhe pse Koman sapo ishte zëvendësuar zyrtarisht nga bavarezët, ai preku topin përsëri pas rifillimit të ndeshjes. Bajerni luajti me 12 futbollistë për rreth 20 sekonda. Kishte më pas një bisedë për rreth një minutë mes gjyqtarëve dhe përgjegjësve të dy klubeve e pastaj loja vazhdoi me një top të diskutueshëm nga gjyqtari, ndërsa Koman doli nga fusha duke kthyer barazinë e duhur numerike.

Por edhe kaq mjafton që Bajerni të rrezikojë humbjen e ndeshjes në tavolinë, siç parashikohet në rregulloret e aktivitetit në Bundesligë. Nëse një lojtar i cili nuk duhet të jetë në fushën e lojës, bëhet pjesë e aktive e lojës, si në rastin e Koman, atëherë skuadra e tij humb ndeshjen me shifrat 0-2. Një gjë e tillë shmanget nëse gjyqtaria nuk ka sanksionuar fillimin e lojës, por në rastin në fjalë, gjyqtari Dingert e kishte bërë një gjë të tillë.

bajern

Si për ironi të fatit, ai ka qenë edhe gjyqtari i ndeshjes së Kupës së Gjermanisë në fillimin e këtij sezoni mes Mynster dhe Volfsburg, ku lejoi 6 zëvendësime për këtë të fundit që humbi sfidën në tavolinë dhe u eliminua.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.