“Fitorja e opozitës do të ishte aksident. E vetmja shpresë është…”- Pandeli Majko tregon çfarë e rrezikon PS-në për mandatin e tretë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe kandidati për deputet i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit shprehet se do të jetë aksident nëse fiton opozita.
majko111

I ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në ‘Neës24’, Majko shprehu optimizëm se PS-ja do të sigurojë mandatin e 3. Sipas tij, PS-ja rrezikohet nga ata që nuk pranojnë të votojnë, që mund të jenë zhgënjyer nga problemet në administrata.

“Është betejë e vështirë, pasi është për herë të parë brenda 30 vitesh që kërkojmë mandatin e 3 dhe jemi shumë pranë fitores. Bashkë me Veliajn, në Tiranë, po bëjmë gjënë e duhur. Për mua është e rëndësishme që ne të jemi mbi numrin 70. Jo se jam kundër 88. Brenda logjikës së zgjedhjeve, njeriu duhet të jetë i përgatitur. Nëse do më pyesnit mua, fitorja e opozitës do të ishte aksident. E vetmja shpresë që shihet në kampin opozitar është bashkëpunimi i PD-LSI. Është e vetmja shpresë, nuk thash se do të ndodhi.

Po të shohim situatën elektorale të 2005, ne ishim në situatë tjetër. Kishte të majtë që votuan partinë e re të së majtës, LSI-në. Dhe në atë kohë nuk diskutonte ndonjë koalicion me PD, madje e konsideronte veten më të majtë se sa ne. Ndaj edhe flamuri i tyre është më i kuq se sa joni. Asnjë votues i yni nuk tenton që të kapërcejë rubikonin majtisto-djathtist. Ne kemi mpirje dhe rreziku ynë nuk janë votat e opozitës, por vota për arsye të ndryshme, siç janë mbingarkesat, me struktura të veçanta të administratës, këto pakënaqësi do të sjellin mosvotimin. Mosvotimi ne na rrezikon. Ne jemi vendosur në vijën e zjarrit, pasi duhet t’i bëjmë të qartë njerëzve se jemi ne që po rrezikojmë dhe jo për një mandat deputeti ,por për të fituar mandatin e tretë për PS-në. Nëse një sekondë dikush do të thoshte se çfarë ndodh nëse fitonte koalicioni opozitar.

A do të kishim një qeverisje sipas konceptit të librit ‘Misioni im’. Do e blija librin, pse jo. S’kam probleme as me letërsinë politike dhe as me vaksinat. Do të jetë një qeveri që e ka selinë tek ura e Lanës. Të qeverisës me LSI nuk është aspak e lehtë. Mos harroni që konfidenca që ne ndanim në atë kohë ishte e një natyre tjetër, pasi vinim nga e njëjta shtëpi politike. Ata vinin nga shtëpia jonë. Edhe kur kujtonin pjesën më të suksesshme të karrierës së tyre, e kujtonin në PS. Midis palëve ka konkurrencë, PD-LSI, dhe kjo nuk është e shëndetshme”, tha Majko.

Duke u ndalur tek debatet brenda PS-së në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për deputete, Majko tha se iu takon socialistëve ato çka diskutohen në mbledhjet e tyre.

Se çfarë bëjmë ne me njëri-tjetrin, është puna jonë, por se çfarë bëjmë për publikun është gjë tjetër. Ne nuk jemi duke shkruajtur ndonjë roman, jemi duke diskutuar qeverisjen e vendit për 4 vitet e ardhshme. Ne bëjmë diferencë ndaj kundërshtarëve tanë. Ne kemi menduar që së pari që t’ju bëjmë socialistëve të ditur se kjo është situatë e vështirë, dhe s’mund të vendosim në vijën e zjarrit deputetë të rinj”, deklaroi ministri.

Po ashtu Majko pranoi se nuk ishte sfidë e lehtë sigurimi i votave për mandatin e tij, ndërsa rezulton i 19 në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.

Sfidë e lehtë nuk është. Tek njësia 5 kam ambientim tim politik. Është si një kthim i detyrimit që ajo zonë prodhon për PS. Njësia 5 ka prodhuar për PS edhe kur ka qenë në opozitë. Në njësinë 5 shkohet për të marrë zemër. Jam krenar që në këtë fushatë elektorale jam në njësinë time, në njësinë ku kam lindur. Tek ‘Irfan Tomini’ kam rritur kalamajtë. Jam në habitatin tim. Më njohin, i njoh. Jam marrë me ta. Se kam ndërprerë komunikimin njerëzor. Kur njësia 5 nuk të do, ta thotë, nuk të mban me të mira. Kutia e votimit është një provë. Unë dëshiroj të them se unë jam pjesë e tyre. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Do flasin në datën 26 prill dhe ju siguroj që do të flasim. Edi Rama është në vijën e zjarrit, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Gramozi e ka bërë para nesh. Kjo është strategji e jona. Ne duam që përmes kësaj strategjie, që t’i bëjmë të qartë që; e dimë, e dimë se nuk i kemi bërë të gjitha ashtu siç duhet, por vendi ecën vetëm me PS”, përfundoi Majko.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *