“Fitorja juaj shembull për të gjithë”, Gjekmarkaj në Fushë Arrëz: Bashkimi i demokratëve ka tmerruar Edi Ramën

fitorja juaj shembull per te gjithe gjekmarkaj ne fushe arrez bashkimi i demokrateve ka tmerruar edi ramen
fitorja juaj shembull per te gjithe gjekmarkaj ne fushe arrez bashkimi i demokrateve ka tmerruar edi ramen

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, duke folur nga Fushë-Arrëzi, deklaroi se fitorja e Partisë Demokratike në këtë bashki është një shembull për të gjithë vendin. Gjekmarkaj theksoi se qytetarët në Fushë Arrëz nuk iu nënshtruan zarfit, por zgjodhën lirinë e demokracinë.

Gjekmarkaj tha më tej se bashkimi i demokratëve ka tmerruar Edi Ramën dhe të gjithë autokratët, që kanë 12 vite që keqqeverisin Shqipërinë.

“Fitorja juaj është shembull sesi përbuzet zarfi. Të gjithë duhet të marrin shembull nga ju sesi ndërtohet fitorja. Ne realizuam bashkimin, që ka tmerruar kryeministrin Edi Rama dhe autokratët, që kanë qeverisur Shqipërinë për mbi 10 vite.

Vendi ynë keqqeveriset, ku ka përbuzje ndaj qytetarëve. PD është partia që solli infrastrukturën, është partia që i ka dhënë identitetin europian Shqipërisë. Motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është sot më e vlefshme se kurrë”, u shpreh Gjekmarkaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts