Fitorja në miqësore kundër Turqisë, Mançini: Reaguam fort, por s’më largon dot pengjet






Pas fitores kundër Turqisë, Roberto Mançini dallohej qartë se ishte shumë nervoz në intervistën e parë përpara gazetarëve, duke lëshuar një deklaratë që ndoshta nuk do u ketë pëlqyer të gjithëve:

MANCINI

“Ishte një fitore e kotë, në një ndeshje që nuk kishte asnjë lloj vlere, – deklaroi Manço, i cili në mediat e tjera korrigjoi veten. – Thashë se ishte e kotë pasi në planet tona ishte diku tjetër koka, por edhe dëshira dhe zemra.

Reagim i fortë pas 1-0? Po, më pëlqeu shumë se si reaguam pas disavantazhit dhe tregon se ky grup ka shumë talent, shumë të rinj të fortë që mund të na japin sodisfaksione në të ardhmen.

Gjithsesi, kemi nevojë për kohë të gjithë, për të nisur gjithçka nga e para dhe për të rinisur nga korrikut i vitit të kaluar, pasi në periudhën që pasoi kemi bërë një mori me gafa dhe gabime të frikshme.

Prandaj, mos më kërkoni që të jem i lumtur apo që të komentoj diçka më shumë sesa kaq, pasi deri në dhjetor, nuk ka asgjë në botë që të më shqisë pengjet nga zemra”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.