Fitues i Kupës së Botës, një ndër futbollistët më të famshëm e të pasur, si po i shkatërrohet jeta 28-vjeçarit. Zbulohen anët e errëta që mund ta çojnë pas hekurave

fitues i kupes se botes nje nder futbollistet me te famshem e te pasur si po i shkaterrohet jeta 28 vjecarit zbulohen anet e erreta qe mund ta cojne pas hekurave
fitues i kupes se botes nje nder futbollistet me te famshem e te pasur si po i shkaterrohet jeta 28 vjecarit zbulohen anet e erreta qe mund ta cojne pas hekurave

Benjamin Mendy, futbollisti i Manchester Cityt, është një “grabitqar” që ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht një varg femrash që ai i trajtonte si “të disponueshme”, ishte përfundimi që doli sot në senacën gjyqësore.

Mendy, 28 vjeç, “e ktheu ndjekjen e grave për seks në lojë” dhe i trajtoi ato me “indiferencë të pashpirt” gjatë sulmeve në rezidencën e tij në Cheshire.

Lojtari francez akuzohet për tetë akte përdhunimi, një përdhunim në tentativë dhe një akuzë për sulm seksual. Ai i mohon akuzat. I bashkëakuzuari i tij, Louis Saha Matturie, 40 vjeç, mohon tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale në lidhje me tetë vajza.

Në ditën e hapjes së gjyqit në gjykatën e kurorës së Chester-it, trupës gjykuese iu tha se Saha ishte ai që kishte si “detyrë” të gjente femra të reja dhe të krijonte situata ku ato mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht.

Timothy Cray QC, procedues, tha se futbollisti fitues i Kupës së Botës pretendohej se kishte kryer vepra penale ndaj shtatë vajzave të reja midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.

Mendy, të cilin Manchester City e bleu për 52 milionë funte në vitin 2017, gëzonte një “mënyrë jetese të privilegjuar dhe me para” dhe përdori famën dhe paratë e tij për të sulmuar femrat që u sollën në shtëpinë e tij.

Cray tha se të pandehurit ishin “të përgatitur për të kapërcyer atë vijë” të pëlqimit “pa pushim”, dhe nëse “gratë lëndoheshin ose shqetësoheshin, shumë keq”.

“Rasti i prokurorisë është i thjeshtë, ka pak të bëjë me futbollin”, tha ai.

“Në vend të kësaj, ne themi, është një kapitull tjetër në një histori shumë të vjetër, burra që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë sepse mendojnë se janë të fuqishëm dhe sepse mendojnë se mund t’i shpëtojnë”, tha ai.

Gjykatës iu tha se Mendy pagoi për një banesë për Saha-n, dhe kjo për shkak se Mendy ishte një “futbollist mjaft i famshëm . . . të tjerët ishin të përgatitur ta ndihmonin për të marrë atë që donte”.

Cray tha se kishte pesë takime, midis tetorit 2018 dhe gushtit të kaluar, kur nëntë gra të reja arritën në atë adresë dhe më vonë u ankuan për përdhunim ose sulm seksual kundër Mendy dhe Saha. Ekzistojnë gjithashtu katër ankesa të veçanta kundër Saha-s që përfshijnë akuza larg nga shtëpia e Mendy-t në Manchester dhe Sheffield.

Gjykatës iu shfaqën pamjet me dron të rezidencës shumëmilionëshe dhe pamjet e kamerës së trupit nga oficerët që vizituan shtëpinë. Pamjet treguan një Lamborghini të verdhë dhe brenda shtëpisë kishte një fushë futbolli artificiale me një mural të Mendy në mur. Kishte një pishinë të brendshme, kinema, palestër dhe në një dhomë një kabinet trofesh me një kopje të Kupës së Botës që Mendy fitoi me Francën në 2018.

Sakaq, gjyqi ende vijon./ The Times

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts