
10:05 30/05/2022
Fituesit e Eurovizionit të Ukrainës, Orkestra Kalush, kanë mbledhur 900,000 dollarë për ushtrinë e vendit duke nxjerrë në ankand trofeun e tyre. Gjatë kompeticionit, kënga e “Stefania” mori mbështetjeje të madhe, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Orkestra Kalush e shiti mikrofonin e kristaltë që mori, në një ankand në Facebook të organizuar nga prezantuesi ukrainas i TV Serhiy Prytula të dielën.
Paratë do të përdoren për të blerë sistemin e dronëve PD-2 për forcat e armatosura të Ukrainës, që përfshin tre avionë dhe një stacion kontrolli tokësor, tha Prytula./tvklan.al