“Fjala e Arben Ahmetajt do të kishte vlerë nëse bëhet i penduar”, Erl Murati: Nëse ai inkriminon Edi Ramën, atëherë…

Duke komentuar intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj pak ditë më parë, kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në “Open” në News 24, tha se juridikisht, deklaratat e tij kanë peshë politike por jo vlerë juridike, pasi sipas tij nuk solli asnjë incidie të re për drejtësinë.

“Qëndrimet e Arben Ahmetaj kanë vlerë politike pasi ka qenë jo vetëm zëvendëskryemistër, bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës, anëtar kryesie dhe në këtë kuptim më në fund doli një dhe guxoi të kritikojë Edi Ramën.

Nga pikëpamja juridike, ai nuk e inkriminoi Edi Ramën për aferën e inceneratorëve. Nëse 17 vendime të agjencive qeveritare miratohet brenda 24 orëve patjetër që nuk miratohen vetëm nga pesha politike e Arben Ahmetajt dhe ndoshta afera e inceneratorëve shkon deri tek Edi Rama. Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj nuk solli asnjë fakt të ri, asnjë provë, qoftë një indicie për Prokurorinë. Arben Ahmetaj ka katër akuza në Interpol. Fjala e Arben Ahmetajt do të kishte vlerë nëse bëhet i penduar.

Tomaso Busheta u bë i penduar, por pranoi të vetë inkriminohet. Arben Ahmetaj nuk mund ta bëjë këtë me Edi Ramën sepse nëse ai inkriminon Edi Ramën, atëherë ai vetë inkriminohet. E shoh të vështirë që SPAK t’i japë një njeriu në kërkim statusin e të penduarit pa shprehur vullnetin e tij për t’u dorëzuar.

Besoj që ka vlerë politike dhe jo juridike. Sa i përket akuzave për Erion Veliajn, SPAK vazhdon hetimet për inceneratorit të Tiranës. Ne nuk e dimë deri ku do shkojë kjo çështje. Kam rezerva për retorikën e përditshme të Berishës për SPAK. Unë mendoj se ai duhet të merret me qeverinë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts