“Fjala ime e nderit është që nga 26 Prilli, askush nuk do të…”/ Dash Sula i përgjigjet Ramës: U ktheve në Peqin në vendin e krimit aty ku në 2013 u bëre qesharak

SHPËRNDAJE


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dash Sula i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë u kthye sot në vendin e krimit pikërisht në stadiumin e Peqinit aty ku 8 vjet më parë u bë qesharak së bashku me deputetin e tij.

unnamed-24

Sula thotë se i vetmi emër që përkufizon Ramën është “dështak”, ndërsa shton se punonjësit e administratës detyrohen nga shefat të shkojnë në takimet elektorale.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Rama u kthye sot ne vendin e krimit, pikerisht ne stadiumin e qytetit te Peqinit, aty ku tete vjet me pare u be qesharak se bashku me deputetin e tij per premtimet qe bene per ekipin e Shkumbinit. Ai i kerkoi votuesve te mos e rikthejne Peqinin te Dash Sula por nuk tha asnje fjale cfare u be me Shkumbini Channel dhe binjakezimin e skuadres sone me Lacion. U ndala vetem ne kete premtim grotesk te Rames per shkak se perdori sot stadiumin e Shkumbinit, por nese i hyjme premtimeve dhe realizimeve te Rilindjes ne keto tete vjet ne Peqin, i vetmi emer qe e perkufizon Ramen eshte “deshtak”. Meqe ai me permendi sot, shfrytezoj rastin ti bej thirrje gjithe administrates shteterore ne Peqin: une i kam te ruajtura te gjitha mesazhet qe me dergoni ku denonconi presionin e shefave tuaj per te shkuar me zor neper mitingjet e Rilindjes. Shume dashamiresisht u them te duroni edhe keto gjashte dite. Fjala ime e nderit eshte qe nga 26 Prilli, askush nuk do guxoje tu marre me ne telefon, e jo me tu beje presion. Askush nga ju nuk do te levize nga pozicioni i punes qe ka, madje do te vleresoheni per presionin qe po perballoni, jo per fajin tuaj. U bej thirrje te shkoni e te votoni NDRYSHIMIN ne 25 Prill me garancine qe askush nuk do guxoje te merret me ju.

LEXO EDHE: 

“Nuk kthehet më Peqini te Dash Sula”- Rama: Do çoni dy çuna në Parlament. Investime që të futeni në Ligën Europiane të turizmit

© Panorama.al





Te lidhura








Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *