Fjalimi i fundit si kryeministër, Netanyahu: Ditë e vështirë për miliona qytetarë të Izraelit, do të rikthehemi, qeveria e re do të rrëzohet më shpejt nga sa mendoni

IZRAEL

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Netanyahu ka dhënë fjalimin e fundit të tij në postin që mban prej 12 vitesh.

Ai e ka cilësuar këtë të dielë si një ditë të vështirë për miliona izraelitë.

Ndërkohë Netanyahu thekson se do të bëjë luftë të përditshme ndaj qeverisë së sapoformuar, të cilën e konsideron të rrezikshme, dhe premton se do të rrëzohet më shpejt nga sa mendojnë disa.

Kryeministri në detyrë siguron se ai do të rikthehet.

“Kjo është një festë për shtypin por një ditë e vështirë për miliona qytetarë të Izraelit. Unë ju kërkoj të mos humbni shpirtin tuaj. Ne do të kthehemi. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Unë do t’ju udhëheq në një luftë të përditshme kundër kësaj qeverie të rrezikshme të majtë për ta rrëzuar atë, dhe me ndihmën e Zotit, kjo do të ndodhë shumë më shpejt sesa mendoni.”- tha Netanyahu.

Ditën e sotme parlamenti i Izraelit miratoi qeverinë e re të formuar nga një koalicion opozitar me në krye dy liderët Lapad dhe Bennet. Secili prej tyre do të qëndrojë nga 2 vite kryeministër në mandatin qeverisës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com