Flaka dhe tymi ‘pushtojnë’ fshatrat e Fierit, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

flaka dhe tymi pushtojne fshatrat e fierit helikopteri cuagar i bashkohet forcave zjarrfikese per shuarjen e vatrave
flaka dhe tymi pushtojne fshatrat e fierit helikopteri cuagar i bashkohet forcave zjarrfikese per shuarjen e vatrave

Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Ditën e sotme një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi. Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.

Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts