Flakët kanë “mbërthyer” vendin, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama duhet të hetohet, përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private










Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të martën ka kërkuar nga drejtësia shqiptare hetimin e kryeministrit Edi Rama, ku sipas të cilit, po përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, në një kohë kur vendi po digjet prej disa ditësh.

gazment-bardhi

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Bardhi thekson se të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme.

Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij. Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan ai.

Shënimi i plotë:

Vendi digjet, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, Gazment Bardhi: Të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!

Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij. Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *