Flamuri i Ukrainës ngrihet në vendbanimet e çliruara

flamuri i ukraines ngrihet ne vendbanimet e cliruara
[embedded content][embedded content]

23:47 12/06/2023

Holanda dhe Danimarka fillojnë trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16

Në ditën kombëtare të vendit, Presidenti Vladimir Putin iu drejtua krenarisë patriotike të rusëve në atë që ai e quajti “kohë të vështirë”. Ai foli në një ceremoni luksoze në Kremlin dhe ndau dekorata, pa bërë asnjë koment të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë, ku forcat e Kievit kanë nisur një kundërofensivë dhe kanë shënuar përparim në rajonin lindor të Donetskut dhe atë juglindor të Zaporizhias.

Më pas, Putini vizitoi një spital ushtarak dhe dekoroi ushtarët e plagosur në Ukrainë. E gjitha në funksion të propagandës, pasi ushtarët e tij në front po braktisin pozicionet mbrojtëse dhe flamuri ukrainas po ngrihet në fshatrat e çliruar. Ushtria ukrainase ka goditur gjithashtu me artileri me rreze të gjatë veprimi linjat logjistike në jugun e pushtuar.

Trupat ukrainase kanë rimarrë disa vendbanime në juglindje dhe po i afrohen qytetit të parë Tokmak që mbahet i pushtuar. Brenda disa ditësh, trupat ukrainase kanë mundur të rimarrin kontrollin e një territori shumë më të madh se sa trupat ruse kanë përparuar në një vit.

Këtu, në një aeroport të vogël të forcave ajrore ukrainase, piloti Denys i tha agjencisë Reuters se mbrojtja ajrore e Rusisë është bërë më e sofistikuar dhe paraqet një sfidë më të madhe se në të kaluarën. Piloti shpreson për furnizim me raketa më të reja ajrore nga Perëndimi.

Deri tani, ushtria ukrainase është duke testuar linjat mbrojtëse të Rusisë dhe pritet që në ditët në vijim të nisë një “sulm të madh” kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit. E zbulon inteligjenca britanike që nënvizon se Ukraina ende nuk e ka aktivizuar trupat rezervë, përkundër Rusisë që thuajse i ka ezauruar rezervat.

flamuri i ukraines ngrihet ne vendbanimet e cliruara

Sulmi ukrainas po ndiqet me interes nga aleatët. Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington, sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se është ende shumë herët për të thënë se ku saktësisht po shkon sulmi i Ukrainës.

“Ne kemi besim se ata do të vazhdojnë të kenë sukses në atë që po përpiqen të arrijnë, të marrin përsëri tokën që u është pushtuar nga Rusia”.

Sulmit ukrainas, së shpejti do t’i shtohen dhe pilotët me avionët e prodhimit amerikan F-16. Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren i konfirmoi agjencisë Reuters se stërvitja fillon këtë verë, por kjo luftë ka treguar se kur bëhen këto deklarata, përgatitjet në të vërtetë janë shumë më përpara.

Holanda dhe Danimarka po udhëheqin një koalicion të aleatëve të NATO-s për të trajnuar pilotët dhe stafin mbështetës.

“Kjo verë është ambicia jonë dhe do të shohim se sa realiste është programi i trajnimit. Qëllimi është që trajnimi të jetë plotësisht funksional brenda gjashtë muajve.”

Programi i trajnimit i mbështetur nga ShBA-ja do të përfshijë Belgjikën dhe Luksemburgun, ndërsa Franca dhe Britania kanë ofruar ndihmë gjithashtu.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts