Vllaznia arrin të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pas një fitoreje të vuajtur ndaj Flamurtarin me shifrat 1-0.
Vlonjatët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndedshjes së parë me rezultatin 1-2 në fushën e tyre. Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist në pjesën e parë ku humbi dy raste shumë të mira për të shënuar. Në rastin e parë madje kapi shtyllën.

Në pjesën e dytë Vllaznia arriti të rriste ritmin dhe në minutën e 70 zhbllokoi rezultatin me anë të Mustedanagiç. Ky ishte goli i gjashtë për boshnjakun në Kupën e Shqipërisë.
Me këtë fitore skuadra e Tomas Brdariç kalon në gjysmëfinale të Kuëps së Shqipërisë
VLLAZNIA-FLAMURTARI 1-0
70′ Mustedanagiç
KOMENTI LIVE
90’ Akordohen katër minuta shtesë në këtë ndeshje
88’ Largohet autori i golit Mustedanagiç për t’i lënë vendin Paulo Pjeshkës
86′ Karton i verdhë për lojtarin e Flamurtarit, Behar Ramadani për protesta
85’ Zëvendësimi i fundit për Flamurtarin., largohet Indio Oliveria dhe në vend të tij Rejbi Bocaj
83’ Karton i verdhë për Smajlin. Ky ishte kartoni i parë për lojtarët e Vllaznisë në këtë sfidë
75’ Zëvendësim në radhët e të dyja skuadrave. Tek Vllaznia Hakaj i lë vendin Smajlit. Tek Flamurtari largohen Pjeshka për Metanin dhe Liçaj për Gerardo Ballajn
70’ GOOL, shënon Vllaznia. Portieri nuk largon si duhet topin dhe Mustedanagiç shënon me kokë nga brenda zonës. Ky ishte goli i 6 për të në Kupë
61’ Super goditje e Mehdi Çobës. Lojtari i Vllaznisë godet nga brenda zonës dhe portieri arrin ta devijojë topin në shtyllë. Rasti më i mirë për Vllazninë në këtë ndeshje
55’ Ndërhyrje e gabuar e Indio Oliveiras, braziliani është lojtari i tretë që ndëshkohet me karton të verdhë nga skuadra e Flamurtarit
50’ Karton i verdhë për Ditmar Bicaj pas një dyluftimi me një lojtar të Vllaznisë
45’ Zëvendësim i dyfishtë nga ana e Vllaznisë. Largohet Gjurgjeviç dhe Heriç, futen në fushën e lojës Çoba dhe Da Silva
45′ Fillon pjesa e dytë
45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari më kërkues në këtë pjesë ku ka shpërdoruar dy raste mjaft të mia me Ribajn. Gjithashtu shënuan me Oliveiran, por goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR
45+ Anulohet goli i Flamurtarit. Vlonjatët shënuan me Oliveiran, por VAR-i i prish festën
44’GOOL. Aksion mjaft i bukur i Flamurtarit, Indio Oliveira kalon në avantazh vlonjatët
40’ Faull në favor të Vllazninsë, Denis Pjeshka merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Mustedanagiç. Ky ishte kartoni i parë në këtë sfidë
36’ Ndalime të shpeshta të lojës, shumë përplasje mes lojtarëve në mesin e fushës. Vllaznia përpiqet të krijojë aksione, por lojtarët nuk po arrijnë të jenë të rrezikshëm
28’ Një tjetër rast i shpërdoruar nga Andi Ribaj brenda zonës, miqtë pranë avantazhit
25’ Ndalet loja. Probleme për kapitenin e Flamurtarit, Andi Ribaj. Kërkohet ndihma e stafit mjekësor. Lojtari është shtrirë në tokë dhe tani po merr ndihmën mjekësore
22’ Vendasit shtojnë presionin ndaj kundërshtarëve. Vllaznia merr dy goditje këndi njëra pas tjetrës, por mbrojtja e Flamurtarit tregohet e saktë duke mos lënë hapësira
20’ Rast i mirë për Vllazninë. Arsid Kruja godet topin, por gjuajta e tij u devijua për në goditje këndi
18’ Deri tani asnjë rast i rrezikshëm për skuadrën e Vllaznisë. Shkodranët vrazhdojnë të qarkullojnë topin, por pa u treguar të rrezikshëm
12’ Lojë e fortë në mesfushë nga të dyja ekipet, por Flamurtari është më kërkues. Vlonjatët po bëjnë presing dhe Vllaznia e ka të vështirë të shtyjë përpara
7’ Rast flagrant për skuadrën e Flamurtarit. Ribaj u gjend përballë portierit dhe goditi shtyllën. Rasti më i mirë për të kaluar në avantazh
5’ Pretendim për penallti nga Flamurtari. Një dyluftim mes Ribaj dhe Gurishtës, por gjyqtarja vazhdoi lojën
3’ Goditje e parë nga këndi në këtë ndeshje i përket skuadrës së Flamurtarit, por mbrojtja e Vllaznisë tregohet e vëmendshme për të larguar rrezikun
1’ Fillon sfida, skuadrat kërkojnë fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë
FORMACIONET ZYRTARE –
VLLAZNIA – Zogoviç, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Heric, Mustedanagiç, Gjurgjeviç, Aralica
Trajner: Tomas Brdariç
FLAMURTARI –Moçka/Alimuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Diamanti, Indio, Çelhaka, Ribaj.
Trajner: Dritan Resuli
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al