Flasin “maestrot” Iniesta dhe Ksavi: Me Italinë, duel perfekt








Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez janë dy mesfushorët që bënë epokë në futbollin europian me Barcelonën dhe Spanjën. Dy ishlojtarët e Barçës kanë kujtuar finalen e madhe kundër Italisë dhe kanë thënë se ajo ishte një mbrëmje perfekte. Iniesta është ai që u ndal më shumë te kjo sfidë, ndërsa Ksavi u mor me faktin që nuk ka lojtarë madrilenë në grumbullimin e Spanjës.

INIESTA

INIESTA – Andres Iniesta, legjenda e kombëtares spanjolle që fitoi dy Europianë radhazi dhe me një gol të tijin Botërorin e vitit 2010, kujton finalen e vitit 2012 kundër Italisë. Ish-mesfushori i katalanasve thotë se ajo ishte finalja perfekte, me të cilën mbyllën një cikël të jashtëzakonshëm.

“Kam kujtime shumë të bukura nga Europiani i vitit 2012 në nivelin e lojës dhe të sukseseve. Bëmë një paraqitje fantastike, me pasime, me dominim, shpejtësi loje dhe shumë superioritet ndaj kundërshtarit. Për mua është një nga ndeshjet më të mëdha që kam kujtuar në kombëtare”, tha fillimisht “Magjistari”. Ai ishte një nga liderët e kësaj kombëtareje pasi në vitin 2010 falë golit të tij i dha Kupën e Botës Spanjës kundër Holandës.

Në Kiev u shfaq sërish për ta “çarë” ndeshjen me pasimet e tij të zgjuara. “E pashë Fabregasin që mund të çmarkohej mes mbrojtësve të Italisë dhe bëri mjaft mirë, i shoqëruar nga David Silva. Ishte një aksion shumë i bukur”, shtoi ai. Për golin e dytë, ishte bashkëpunimi i Ksavit me Albën, një nga të mbijetuarit e asaj finaleje.

“Ata e njihnin njëri-tjetrin dhe Zhordi e dinte që kur topin e kishte Ksavi, mund të ndodhte gjithçka. Kur duhet të sulmonim, ne nuk kurseheshim dhe kur duhet të zotëronim topin, ne e kontrollonim lojën. Ishte finale perfekte”, tha Andres.

KSAVI

KSAVI – Legjenda tjetër katalanase ka folur për presionin e shumtë që ekziston rreth Spanjës për të fituar trofe. “Unë e kam përjetuar nga brenda dhe e di që pritshmëritë për Spanjën janë shumë të mëdha. Ka presion dhe diskutime. Fakti që nuk ka asnjë lojtar të Realit të Madridit e bën më të madhe dhe më problematike këtë pjesë.

Është trysni e madhe. Është deri diku e pabesueshme dhe e çuditshme që nuk ka asnjë lojtar madrilen në grumbullim. Unë e di çfarë do të thotë kjo. Shpresoj që Enrike të vazhdojë me punën që ka nisur sepse është trajneri i duhur”, përfundoi Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *