“Fle në këtë ditë me shi”/ Rama ironizon takimet e Bashës: Në diell infekton me krenari, vulë që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit



basha-rama-takimeKryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish takimet elektorale të kreut të PD, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto të Bashës, ku thotë se në ditë me me shi fle, ndërsa në televizor nxjerr video të xhiruar në ditë me diellë.

Rama ndër të tjera shkruan se ‘turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!’

“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij.

Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!”, thuhet në postimin e Ramës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *