“Fleksibiliteti në orarin e punës, i nevojshëm”- Rama: Administrata Publike nuk është çerdhja e të këqijave

fleksibiliteti ne orarin e punes i nevojshem rama administrata publike nuk eshte cerdhja e te keqijave































Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për modernizimin e administratës publike thotë se fleksibiliteti në punë është tepër i nevojshëm dhe duhet të konsiderohet normal.

edi rama

Kryeministri tha se administrata publike nuk është një çerdhe ku njerëzit punojnë për të vjedhur, ashtu sic konsiderohet nga disa.

“Sipas meje gjëja kryesore ishte të ndjerit e punonjësve, të stafit të ministrisë dhe pastaj bashkisë si pjesë e një pune të përbashkët, se të gjithë kalojmë cdo ditë në të njëjtën çati dhe jo si pjesë e një rutine, me një disiplinë formale që ta heq qejfin e ditës së punës që në momentin kur të numërojnë tek dera dhe të tregojnë orën a thua se në 08:01 minuta do niset raketa për në hënë dhe po nuk u nis do dështojë misioni”, tha Rama.

Rama: Është fakti që sikundër ju e patë dhe sikundër shpresoj ta shohin edhe kolegët tuaj, nisma ka një element thelbësopr në të gjithë mënyrën si është projektuar që është pjesëmarrja e vetë juve në përmirësimin e të gjithë atyre elementëve që përbëjnë jetën e përditshme në punë. Sa më shumë të përmirësohen aq më shumë secili mund të presë nga vetja dhe të gjithë së bashku mund të presim nga puna jonë.

Janë gjera të vogla, por ja që ka jo vetëm vend për tuy përmirësuar por pikërisht sepse nuk është ndjekur më parë një praktike e tillë, shefave u duket e vogël, e kanë të vështirë ta kuptojnë që ai numërimi i orës 8 të mos kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës. Dikur kam bërë debat me një koleg, isha ministër. Ai e kishte fiksim ti kaptë punonjësit tek dera në orën 08:01.

Sipas meje gjëja kryesore ishte të ndjerit e punonjësve, të stafit të ministrisë dhe pastaj bashkisë si pjesë e një pune të përbashkët, se të gjithë kalojmë cdo ditë në të njëjtën çati dhe jo si pjesë e një rutine, me një disiplinë formale që ta heq qejfin e ditës së punës që në momentin kur të numërojnë tek dera dhe të tregojnë orën a thua se në 08:01 minuta do niset raketa për në hënë dhe po nuk u nis do dështojë misioni.

Fleksibiliteti në orarin e punës është normal farë. Ka qenë e pamundur ta mendoje fleksibilitetin në punë për shkak të një numri të madh punonjësish. Sot nuk e kemi më këtë problem, sepse sot shërbimet jepen online, nuk ka sportele, përveç atyre pak që kemi që nuk mund të mbyllen. Dhe disa pak procese të tjera.

Duke menduar nënat e reja që kanë fëmijë të vegjël, që duhet ti shoqërojnë apo duhet ti cojnë në shkollë, është e panevojshme që të jetë kjo ngarkesë. Ose mund të shkëputen gjatë orarit të punës për tu kujdesur. Nga ana tjetër kjo do kërkojë një fazë kolaudimi të mënyrës si do programohet. Ka kohë fasha të caktuara kur duhen bërë takime të përbashkëta, por këto janë gjera që s’kemi pse ti shpikim.

Mirëqenia shpirtërore dhe psiokologjike e punonjësve është e dorës së parë. Unë e kam mirë parasysh se po mendoni se unë po flas për seksin e engjëjve.

Shumë kush jeton me idenë e krijuar të një administratë që është një çerdhe njerëzish që gjithë ditën lëvizin lekë nga një xhep tek tjetër, që gjithë ditën punojnë sesi të vjedhin.

Që nga momenti kur unë kam parë dhe kam përjetuar me krenari sesi një përfaqësi e kësaj administrate e ka përfaqësuar Shqipërinë në tryezën e diskutimeve dhe përgatitjen për negociatat atëherë përfundimisht nuk e kam fare problem që çfarë do të thotë kush se administrata është si çerdhja e të gjitha të këqijave për shkak të perceptimit, sepse e vërteta është që ne kemi në administratën tonë një aset kombëtar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts