Flet “Këpuca e Artë” Dejvi Bregu: Teuta e meritoi titullin, nuk e kisha synim të dilja golashënues, por Zoti është i madh






I ftuar në emisionin “Sport News” në News 24 me moderatoren Enxhi Biba është sulmuesi i Teutës, Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” vlonjati u shpreh se fitorja e Teutës ishte fryma e grupit dhe uron ish-skuadrën e tij, Flamurtarin që të rikthehen në elitë sa më shpejt. Gjithashtu sulmuesi vlonjat thekson se ëndrra e tij është grumbullimi në Kombëtare.

Dejvi Bregu

 “Më vjen keq për ekipet që kam luajtur si Flamurtari dhe Luftëtari sepse kam kaluar pjesën më të bukur të jetës. Më vjen keq që kam ikur nga Vlora. Normalisht që ndihem shumë keq sepse është emër shumë i madh Flamurtari. Me këtë gjendje që është, i uroj shumë të rikthehen në elitë sepse nuk e meritojnë aty ku janë sepse është një emër i madh.

Kam patur oferta nga ekipet shqiptare, po që vendosa të shkoja tek Teuta sepse ishte një skuadër shumë e mirë me lojtarë cilësorë. Mendoj që në momentet delikate kishim dëshirë të fitonim ndeshjen, është e vërtetë që kemi bërë shumë barazime por karakteri jonë na solli tek fitimi i titullit, që merituam. Janë shumë faktorë për fitimin e titullit, dua të falenderoj presidentin, stafin teknik sepse neve na mbajtën me stërvitje dhe në ritëm, fryma e grupit kishte dëshirën për të fituar.

E komplimentoj Vllazninë për performancën, ishte një nder ekipet më të forta te sezonit, janë të kuptueshme akuzat, por e kemi fituar me gjak dhe djers. Apolonia u mundua të na prishë festën sepse atë ditë ekipi ishte në formë të mirë. Akuza mund të ketë nga kushdo, ne na janë mohuar shumë penallti dhe nuk e kemi vënë në dyshim e kemi fituar kampionatin me mëritë.

Të them të drejtën është përfolur që këtë vit kampionatin i ka humbur cilësia sepse unë nuk ja fal këtë, jo vetëm 4 ekipet kryesore kanë futbollistë të mirë sepse të gjitha kanë futbollistë, ndoshta janë larguar lojtarët që kanë shënuar gola. Mendoja e do të arrija 15 gola por zoti të jepe forcë të kalosh limitet e tua, kisha dëshirë të shënoja aq jo të isha golashënues i Superiores. Ka qenë një vit që unë nuk do ta harroj sepse nuk e kisha provuar ndjenjën e kampionit, kisha fituar Superkupën me Skënderbeun, por ndjenja e kampionit nuk harrohet. Nuk krahasohet as me fitimin golashënuesit të Superiores,.

Por fituam një titull që do të mbahet gjatë në memorien tonë. Është një kënaqësi të luash të tilla ndeshje dhe akoma më mirë me ekipin që je shpallur kampion. I kemi të gjitha mundësitë t’i kalojmë turet, duhet t’i marrim ndeshjet me qetësi dhe presim kundërshtarin me 15 qershor Që në fillim nuk e kam menduar që do të bëja këto ndeshje me qëllim bëj reklamë, ka qenë dëshirë e imja dhe presidencën që ta mbyllnin me Kupat e Europës, për është një mundësi e mirë që dhe klubi të fitoje.

Pavarësisht se këtë vit rrallë kam dalë në studio dhe intervista sepse kam bërë gabim që kam shprehur dëshira sepse gjërat nuk më kanë ecur, mendoj se kam arritur pjekurinë në moshë dhe karakter sepse mund ta bëj hapin e madh, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, gjërat do të duken në vazhdim e sipër. Superliga? Nuk kemi negociuar sepse presidenti më ka lënë të qetë qëkur firmosa kontratën dhe desha ta falënderoj nga zemra për marrëdhënien e mirë, ndërsa për ekipet shqiptar nuk ka asnjë kontakt, e para do të ishte Teuta përveç respektit dhe detyrimit moral që kam ndaj klubit.

Nuk dua të flas për Kombëtaren, sepse unë kam dhënë maksimumin unë jam aty dhe do të jap maksimumin dhe nuk e di nëse do të me ftojnë ose jo. Dua t’i marr gjërat hap pas hapi që të arrij kulmin tim, të grumbullohem në Kombëtare nuk është vetëm ëndrra im, por e çdo lojtari.”, përfundoi Dejvi Bregu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *